Satelitët Starlink të internetit- Elon Musk aktivizon satelitët Starlink në përgjigje të lutjes së Ukrainës

satelite-starlink-interneti.jpg

Elon Musk tha se shërbimi i tij satelitor Starlink është duke funksionuar në Ukrainë, duke iu përgjigjur lutjes së zëvendëskryeministrit për të ofruar komunikime të bazuara në satelit për të ndihmuar në rezistimin e pushtimit rus të vendit. Më shumë terminale Starlink janë në rrugë e sipër, shkroi Musk të shtunën në Twitter në përgjigje të lutjes së Mykhailo Fedorov, pa shpjeguar se si pajisjet do të arrinin atje.

SpaceX i Elon Maskut planifikon të dergoje mijëra satelitë Starlink në orbitë, duke krijuar një plejadë shërbimi interneti që do të funksiononte si një alternativë me kosto të ulët ndaj sistemeve të largëta me bazë tokësore që janë të prekshme ndaj ndërprerjeve. Miliarderi më parë dhuroi 50 terminale satelitore për të rivendosur internetin në Tonga, rrjeti i telekomunikacionit të së cilës u ndërpre rëndë nga një cunami këtë vit.